Shërbimi i mbështetjes psikologjike të Preca College.

Mirë se erdhe në shërbimin e mbështetjes psikologjike të Preca College.

Këtu mund të flasësh lirshëm, në mënyrë të sigurt dhe anonime, për çdo gjë që të shqetëson.

Ne jemi këtu për të të dëgjuar.

Si Funksionon?

  • Mund të hysh direkt në chat dhe të fillosh bisedën.
  • Mund të shohësh shërbimet që ofron platforma dhe të zgjedhësh atë që të përshtatet më shumë.
  • Biseda është private dhe ti vendos sa do të zgjasë, sipas nevojës tënde.

Nuk ke pse i përballon të gjitha vetëm.

Të kalosh nëpër faza të ndryshme të jetës sjell shumë sfida – presion nga shkolla apo puna, marrëdhëniet me shoqërinë, pritshmëritë familjare, te kuptuarit e vetes dhe vendimet për të ardhmen. Ndonjëherë këto mund të ndihen të mbingarkuara.

Në Preca College besojmë se shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa arritjet akademike.Shkolla jone siguron mbeshtetje profesionale per t’ju ndihmuar te ndiheni te sigurt e te mund te shpreheni.

Kjo eshte nje hapesire ku mund të flasësh hapur. Mund të zgjedhësh një bisedë të shpejtë online ose një këshillim më të thelluar, sipas nevojës tënde.

Çfarë është Mbështetja Psikologjike në Shkollë?

Psikologu i shkollës mbështet mirëqenien tënde emocionale, sociale

Qëllimi është të të ndihmojë të:

  • Kuptosh më mirë veten
  • Përballosh sfidat në mënyrë më efektive
  • Ndërtosh mënyra të shëndetshme te përballimi te veshtiresive.
  • Forcosh vetëbesimin dhe qëndrueshmërinë

Të kërkosh ndihmë nuk është dobësi — është force.

Për Çfarë Mund të Flas?

Mund të kërkosh mbështetje për:

  • Stres dhe ankth nga provimet
  • Mendime të tepërta ose shqetësim i vazhdueshëm
  • Gjendje të keqe emocional ose mungesë motivimi
  • Vështirësi në miqësi
  • Probleme në marrëdhënie
  • Bullizëm
  • Konflikte familjare
  • Vështirësi në menaxhimin e emocioneve
  • Probleme me vetëbesimin
  • Kur ndihesh i/e mbingarkuar

Edhe nëse nuk je i qarte çfarë po ndodh — mund të vish dhe të flasësh. Te flasesh me dike te ndihmon te ndihesh me mire.

A është konfidenciale?

Po.

Çfarë ndan ne profesionistet mbetet konfidenciale dhe nuk shpërndahet me mësues, prindër apo të tjerë pa lejen tënde.

Përjashtim bëhet vetëm nëse ka rrezik për ty ose për dikë tjetër. Në këtë rast do të ndërmerren hapa për të të mbrojtur dhe ti do të informohesh per kete.

Besimi yt ka shumë rëndësi për ne.

Mos harro!

Kujdesi për shëndetin mendor është pjesë e rritjes.

Ti meriton mbështetje.

Ti meriton të dëgjohesh.

Nuk je vetëm!